Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se i ka caktuar një muaj paraburgim policit i cili u arrestua të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “dhunim” dhe “ngacmim”.
Sipas njoftimit të Gjykatës bëhet e ditur se i pandehuri E.S., dyshohet se ka krijuar lidhje dashurie gjatë vitit 2021 me një 15-vjeçare dhe në dijeni të moshës së saj, ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të. Më pas, gjatë nëntorit të vitit 2023, edhe pse viktima ishte në një lidhje tjetër dashurie, zyrtari policor vazhdimisht i ka shkruar që t’i kthehet lidhjes me të.
“Sipas kërkesës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”’, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor 2023.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për dhunimin e një gruaje
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...