Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është e rëndësishëm bashkëpunimi me KFOR-in dhe EULEX-in për të siguruar stabilitetin në veri të Kosovës, duke përfshirë kufirin me Serbinë.
Këto komente Borrell i dha me të mbërritur në selinë e NATO-s para takimit me Ministrat e Jashtëm në Bruksel, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash Borrell ka thënë se me ministrat e Jashtëm kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimorë, teksa thotë se është i rëndësishëm për BE-në.
“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së NATO-s në Kosovë, në veri. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, ka deklaruar Borrell para mediave
Ai tha se EULEX është duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën.
Gjithashtu, Borrell pati edhe një thirrje për Kosovën e Serbinë që të angazhohen për marrëveshjen e arritur së fundi.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”, shtoi ai.
Borrell tha se edhe në Bosnjë e Hercegovinë BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojë për të ruajtur paqen./Arbresh.info
Follow live: Doorstep by HR/VP @JosepBorrellF upon arrival to the @NATO Foreign Affairs Ministerial. ↓ https://t.co/JD6wHHxGzG
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) November 28, 2023
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...