Rusia i ka sulmuar një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi private në Ukrainë të martën, duke i vrarë katër njerëz dhe plagosur pesë të tjerë si pasojë, thanë zyrtarët ukrainas.
Një ndërtesë pesëkatëshe u godit në mëngjesin e së martës në qytetin jugor, Nikopol, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak.
“Një burrë 63-vjeçar u vra. Dy gra, të moshës 65 dhe 63 vjeçe, u plagosën. Mund të ketë njerëz nën rrënoja”, tha ai në Telegram.
Në një sulm tjetër pasditen e së martës, Rusia i shkatërroi pesë shtëpi private në një vendbanim në veri të vendit, në kufi me Rusinë, thanë zyrtarët në rajonin Sumy.
Dy trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat, ndërsa një vajzë 7-vjeçare vdiq në spital pasi u sulmua vetura në të cilën po udhëtonte ajo, thanë zyrtarët e Sumy.
Tre njerëz u plagosën në këtë rajon.
Rusia nuk ka komentuar rreth këtyre sulmeve, por zakonisht e mohon se i sulmon civilët, megjithëse ka prova të shumta për civilët e vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë./rel
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...