Aksident mes një veture të KFOR-it dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

17:07 | 28 Nëntor 2023
E.K

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë rajonale në Mitrovicë.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, dhe se në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në Maxhunaj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, si pasoj e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime”, njoftoi Zahiti.

Në bazë të informacioneve që ka siguruar Arbresh.info bëhet e ditur se vetura e aksidentuar është një automjet i KFOR-it./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme