Tre persona janë lënduar si pasoj e një vetaksidenti në trafik që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë, saktësisht në fshatin Mrasor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.
“Rreth orës 13:35 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Mrasor (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Elezaj./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?