Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë të gjithë 41 punëtorët e ndërtimit të cilët kishin mbetur të ngujuar në një tunel bjeshkor në Indi, pas shembjes së tij para dy javëve.
Qeveria e Uttarakhand, shtetit verior të Indisë, tha se janë shpëtuar të gjithë punëtorët e ngujuar brenda tunelit Silkayara për 17 ditëve.
Tërheqja e tyre nisi gjashtë orë pasi ekipet e shpëtimit e hapën një korridor për të arritur te burrat që u ngujuan më 12 nëntor kur tuneli u shemb.
Ambulancat janë parë të radhitura në hyrje të tunelit, për t’i transportuar punëtorët në spitalin që ndodhet rreth 30 kilometra larg.
Të ngujuarit ishin pajisur me ushqim, ujë, drita, oksigjen dhe ilaçe përmes një tubacioni, por ekipet e shpëtimit kishin hasur në shumë pengesa për ta hapur një rrugë për t’i shpëtuar ata.
Tuneli është pjesë e një autostrade me kosto 1.5 miliard dollarë, që është njëra prej projekteve më ambicioze të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e kishte shkaktuar shembjen, por ky rajon goditet shpesh nga rrëshqitjet e dheut, tërmetet dhe vërshimet./rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...