Google ADS

Xherdan Shaqiri uron pavarësinë e Shqipërisë

16:21 | 28 Nëntor 2023
D.H

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova  i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri nuk harron kurrë së shfaqur patriotizmin dhe dashurinë për Shqipërinë.

Së fundmi, Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë, 28 nëntorin, përmes një fotoje shumë të bukur të postuar në “Insta-Story”.

Xherdani ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, të udhëhequr nga shqiponja në flamurin “kuqezi”, duke e përshkruar këtë foto me vetëm dy fjalë “Imazhi i Shqipërisë”.

Shaqiri shkruan në foton e postuar: “Urime 111 vjetorin”./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme