Veshjet tradicionale janë padyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës e traditave shqiptare.
Ato janë trashëguese të shumë elementeve, që vijnë nga lashtësia dhe gjithashtu janë edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore mes popujve.
Veshjet kombëtare shqiptare të regjioneve të ndryshme folklorike kanë origjinalitetin e vet dhe janë shumë të lashta.
Çdo krahinë shqiptare ka veshjen e saj unike, duke pasqyruar traditat dhe zakonet e veçanta të njerëzve.
Servete Kastrati nga qyteti i Rahovecit, punimin e veshjeve kombëtare e ka të trashëguar nga gjyshja e saj, ku hapat e parë për punimin e veshjeve kombëtare e ka filluar qysh nga femëria.
“Unë në shkollën fillore gjithmonë kam filluar me vizatime, por gjithmonë dora më ka shkuar nga shqiponja nga simbolet, çdo gjë e kam bërë me traditë dhe me patriotizëm. Kur kam filluar klasën e katërt, kam filluar ato vizatimi që t’i vendos në material për t’i qëndisur. Pas përfundimit të klasës së katërt kam hyrë në vek për të punuar me nënën. Nëna ime ka punuar me vek, vjehrra ime dhe gjyshja ime kanë punuar gjithashtu me vek, ku nga aty unë kam marrë punën e rrobaqepësisë nga vjehrra dhe artizanatin nga nëna”’, u shpreh Kastrati.
Sipas saj, punimi i veshjeve kombëtare nuk është aq i lehtë mirëpo nëse e dëshiron këtë profesion ato veshje të japin kënaqësi kur i nxjerrë nga duart.
Punimi i veshjeve kombëtare nuk është edhe aq e lehtë mirëpo nëse e donë këtë profesion është shumë e lehtë sepse ato veshje kur i nxjerr nga duart të japin kënaqësi
Kastrati është e vetmja grua shqiptare që punon të gjitha veshjet kombëtare origjinale nga të gjitha krahinat.
“Unë jam ajo që i punoj të gjitha veshjet kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare, ku të gjitha janë origjinale. Punimi i veshjeve merr kohë varësisht se çfarë punon, secila veshje ka çmimin e saj, si punën, si kohën. Nga klientët më së shumti kërkohet varësisht nga krahina e tyre, më së shumti kërkohen veshjet e valltarëve. Veshjet kombëtare zakonisht punohen të gjitha me vek ose edhe me patisk, por ajo e vjetra ajo origjinale është me vek”, tregon Kastrati.
Sipas saj, Xhubleta është ajo veshja që do më së shumti kohë dhe angazhim pasi që ka më shumë detaje deri tek finalizimi i veshjes, pastaj vije veshja e Hasit dhe ajo e Dukagjinit.
Ajo thotë se pavarësisht ndikimit të modës moderne, njerëzit ende i mbajnë veshjet e tyre tradicionale, duke njohur rëndësinë e saj në ruajtjen e identitetit të tyre kulturor.
“Tradita për veshjet kombëtare shqiptare ende nuk po shuhen, sepse janë bërë shumë shoqëri kulturore ku mbajnë aktivitete kulturore mbajnë xhirime, por si pajë nuk po ruhen. Çdo vajzë që martohet duhet ta ketë veshjen tradicionale. Mirëpo, fatkeqësisht disa vajza të reja që po martohen më shumë po qëndrojnë tek veshjet moderne, disa, por janë të rralla ato që i duan veshjet tradicionale”, shprehet Kastrati.
“Në esencën e punë sime nuk kam konkurrent sepse punën time nuk e bënë askush. Nuk themi se ka të ardhura më pak se ato që krijojnë veshje kombëtare, por këto të mijat kanë më shumë stil kanë kulturë dhe traditë më shumë dhe trashëgimi”, pohon Kastrati.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...