Në kuadrin e veshjes popullore, plisi zë vend të veçantë.
Plisi e mori emrin kështu ngase krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.
Dikur në vendin tonë kishte shumë qeleshepunues, por tash kjo ka kohë që ka ndryshuar. Tani në gjithë Kosovën është e vështirë të gjesh tre të tillë.
Prej më shumë se një shekull familja Gjurgjialo nga Prizren merret me traditën e punimit të plisit.
Qeleshepunuesja, Ergyle Gjurgjialo, pas martesës këtë zeja e ka trashëguar nga bashkëshorti i saj e ku plisat i punojnë bashkë në punëtorinë e tyre në hyrje të qytetit të Prizrenit.
Zonja Ergyle Gjurgjialo prejse është martuar nuk mban mend të ketë punuar diçka tjetër përveç se prodhimit të plisit.
“Biznesin e kam gjetur të hapur që kur kam qenë e martuar, familja e burrit tim gati e 120 vite bëhet që punojmë me punimin e plisit. Punimi i plisit është mjaftë i vështir, pasi 27 herë kalon nga dora deri sa të vijë plisi në kokat tona”
Sipas saj, leshi i deles derisa të shndërrohet në plis duhet të kalojë nëpër 27 procedura.
“Më së pari bëhet përgatitja e lëndës së parë e leshit i cili është edhe leshi i gjatë edhe leshi i shkurtë, prej aty e bëjmë burimin dhe menjëherë kalojmë në makine për copëtimin e leshit. Pasi që bëhet copëtimi i lëndës së parë kalon në makinën ku bëhet shprishja e leshit, kur bëhet shprishja e leshit menjëherë kalon tek makina e tretë ku aty e merr formën plisi në kallëp të mbështjellur, pastaj e ndajmë në dy pjesë, prehet dhe del vetëm një plis”, tregon ajo.
Sipas saj prodhimi i një plisi kërkon angazhim dhe përkushtim të madh.
“Plisi si plis kërkon mjaft angazhim, është një zeje e rënd nuk është e lehtë, kalon 27 ose 28 herë nga dora, larja tharja, punimi të gjitha këto dëshirojnë edhe punë fizike, mirëpo unë kam pasur shumë vullnet dhe dëshirë ta marrë këtë zeje dhe të punoj duke e parë bashkëshortin tim”, shprehet ajo.
Ergyle Gjurgjialo thotë se punimi i plisit nuk është punë e lehtë. Por, thekson se dashuria e madhe për simbolin kombëtar e shtyn ta mbajë gjallë këtë zanat.
“Kjo punë që e bëjë nuk është edhe aq fitimprurëse, nëse kish qenë fitimprurëse kisha bërë më shumë sende sesa çfarë bëjë unë, kisha me qenë ndoshta më e pasura e Kosovës. Ne të gjithë shqiptarët jemi shumë të interesuar për plis , bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë e ruajnë më mirë traditën se si të them janë të “digjur për vatanin” , sepse nuk është lehtë të jetosh jashtë vendit. Unë besoj që bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë nuk ka familje pa një plis në shtëpinë e tyre”, u shpreh Gjurgjialo./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...