Do thoni ju po çfarë do gatuajmë? Nuk është aspak e vështirë sepse mjafton të keni dëshirë për të gatuar dhe të kaloni bukur këto dy ditë që kanë shumë vlerë për të gjithë Shqipërinë
. Ashtu siç e përmendëm edhe në fillim, jemi në muajin nëntor dhe shporta e frutave është e mbushur plotë.
Të gjitha frutat dhe perimet që janë të stinës, apo edhe të mirëmbajtura nga muajt më parë, si për shembull, kungujt, patatet, karrotat, lakrat, dhe panxhari, janë ideale për të gatuar një drekë apo darkë festash.
Jemi në ditët e festave dhe do ishte më e përshtatshme të gatuanit ushqimet që kanë ngjyra të ndezura, që tërheqin syrin por ngacmojnë edhe stomakun. Besoj janë të pakët njerëzit që nuk kanë provuar kungull të zier apo të pjekur. Në atmosferën e ngrohtë të festave, një copë kungull i pjekur do ju shijonte shumë. Por jo vetëm, ju kungullin mund ta shtoni edhe në ëmbëlsirë, byrek, kek apo edhe në supë.
Në drekën e festave nuk duhet të mungojnë as sallatat shumëngjyrëshe, dritare.net ju sugjeron të përgatisni një tas me sallatë prej karrote, qepe të kuqe, dhe lakrës në ngjyrë lejla. Kjo ndërthurje ngjyrash është perfekte gjatë këtyre festave.
Sigurisht që nëse keni dëshirë sallatës mund t’i shtoni edhe disa kokrra shege, ngjyra e të cilave është tamam si gjak, si dhe disa kubikë të zier panxhari do e plotësonin këtë sallatë.
Të gjithë ata që e pëlqejnë shumë supën me thjerrëza dritare.net ju këshillon ta përgatisni edhe gjatë ditëve të festave. Ku ka më mirë se një pjatë të shijshme me thjerrëza të kuqe.
Sipas dëshirës ju mund të shtoni çdo lloj fruti tjetër në ngjyrë të kuqe në tavolinën e festave.
Ëmbëlsira mbetet për në fund, prandaj s’do bënit keq në qoftë se do ta përgatisni edhe vetë në shtëpi një tortë, ku në sipërfaqen e saj të krijoni flamurin kuqë e zi./A.C/dritare.net
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së