Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës.
“Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjeneralë e oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...