Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka shfrytëzuar festën e 28 Nëntorit për ta kritikuar Qeverinë e Kosovës, e më saktë kreun e saj, kryeministrin Albin Kurtin.
Ajo në një reagim në llogarinë e saj në Facebook, shkruan se ky 28 nëntor do të mbahet në mend si asnjëherë më parë, Kosova e Shqipëria s’janë një dhe fajtorin e dini ju se kush është duke ndarë një fjalim të Kurtit ku ai flet për bashkimin kombëtar, teksa flamurin e Kosovës e quan flamur “lara-lara”.
“Miq, Ky 28 nëntor do të mbahet në mend si asnjëherë më parë, Kosova e Shqipëria s’janë një dhe fajtorin e dini ju se kush është”, shkruan ajo në Facebook./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...