Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, flet njeriu që i ngjan Ismail Qemalit

09:33 | 28 Nëntor 2023
A Z

“28 Nëntori”, është festë e gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.

Kjo datë shënon jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, por edhe ditëlindjen e komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në skenë për herë të parë, raporton Arbresh.info.

Në këtë datë të rëndësishme nuk ka sesi të mos e kujtojmë të madhin Ismail Qemailin, i cili ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Kopje e gjallë e Ismail Qemajlit është qytetari nga Mitrovica, Bedri Selmani, i cili për nderë të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, flet për Arbresh.info.

Mjekra e tij e bardhë, kapela e zezë dhe kostumi që ai e vesh në raste të caktuara festive e bëjnë Selmanin të ngjajë shumë në njeriun Ismail Qemalin.

Në ditën kur ne e intervistuam, ai nuk kishte kostumin e Ismail Qemailit, por përsëri ngjasimi me të nuk zbehet.

Ai, tregon edhe emocionet që i përjeton nga komentet e qytetarëve, se si e thërrasin shoqëria, sa është mishëruar më këtë epitet të ri.

Për Selmanin ngjasimi me figurën e madhe shqiptare është një përgjegjësi.

Ishin nxënësit e shkollës fillore “Ismalil Qemaili” në Mitrovicës e vërejtën ngjasimin e tij me njeriun e madh të kombit shqiptar.

Ai tregon se sa herë që vjen në Prishtinë e viziton shtatoren e Qemailit.

Ai tregon se kur dhe pse nuk ka dëshirë ta thërrasin në emrin e tij të vërtetë.

Ai na tregon se sot pikërisht për festën e madhe mbarëkombëtare do të jetë në Nju Jork, ndryshe nga vitet tjerë kur për çdo 28 Nëntor, ai është në Vlorë.

Në qendër të Prishtinës, aty ku është e vendosur edhe shtatorja e Ismail Qemalit, Selmani na solli fjalimin e babës së kombit shqiptar, që e kishte thënë në ditën kur e ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli Pavarësinë e  shtetit shqiptar.

Ekipi i Arbresh.info, nuk u nda pa një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e të cilët sot festojnë e kremtojnë ditën më historike të kombit. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/

Të ngjashme