Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar.
Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).
Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se SHBA-ja shpreson që të shohë zgjatjen e mëtejme të pauzën, por ai theksoi se kjo varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje.
Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Blinken “do të diskutojë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, që përkon me ligjin ndërkombëtar humanitar, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, mbrojtjen e jetës së civilëve gjatë operacioneve të Izraelit në Gazë dhe përshpejtimin e dërgimit të ndihmës humanitare për civilët në Gazë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.
Ai tha se Blinken po ashtu do të diskutojë për parimet për Gazën e pasluftës, por edhe për nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...