Finlanda është e gatshme të mbyllë pikën e saj të fundit kufitare me Rusinë nëse Moska vazhdon t’i “shtyjë” emigrantët.
Kështu është shprehur kryeministri Petteri Orpo, sipas mediave të huaja.
“Ne kemi mbyllur të gjitha stacionet tona kufitare në kufirin lindor, përveç njërit dhe jemi gati të mbyllim të fundit nëse është e nevojshme”, u tha Orpo gazetarëve në Helsinki.
“Finlanda po mbron kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe kufirin e NATO-s. Ne nuk do të lejojmë që ky fenomen të vazhdojë”, shtoi ai.
Finlanda ka parë një rritje të azilkërkuesve që hyjnë pa viza përgjatë kufirit të saj prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, me rreth 800 kalime që nga gushti.
Emigrantët janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika./abcnews.al
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...