Sot, Kosova ka shënuar ‘Ditën e Forcës’ me aktivitete të ndryshme.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, theksoi se Ushtria e Kosovës është e përgatitur për NATO.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një hap shumë i madh për Bashkimin Evropian, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai për ‘Lajmet e Fundit në RTK’.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuonte në stabilitetin e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë.
Ai vlerësoi se për të qenë pjesë e NATO-s, duhet të ketë një konsensus nga shtetet anëtare, dhe sipas tij, janë shtetet mosnjohëse të Kosovës që duhet të binden.
Kastrati theksoi se anëtarësimi në NATO është një çështje politike. “Kosova anëtarësohet në NATO, jo ushtria”, tha ai.
Ish-gjenerali i FSK-së përmendi rastet e suksesit të ushtarëve të FSK-së që kanë arritur në arenën ndërkombëtare.”
Musliu -Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendën për anëta...
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
Begaj e uron Rutten: Nën drejtimin e tij, NATO do të jetë nj...
Në krahasim me vitin e kaluar, në viti 2024 bie numri i aksi...
Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s
Aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj shtetasit sh...