Bajqinovci i reagon Bajramit: Fondi Sovran do të bëhet

23:36 | 27 Nëntor 2023
E.G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci  ka reaguar pas deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e cila sot tha se nuk përjashtohet mundësia që Ligji për Fondin Sovran të dërgohet në Kushtetuese nga LDK-ja.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci rikujtoi deklaratën e deputetës Bajrami e cila e listoi Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, shkruan Arbresh.info.

“Deputja e LDK-së, Hykmete Bajrami që para disa ditësh e listonte Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, sot paska paralajmëruar se Fodin Sovran do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuse me qëllim për ta pamundësuar formimin e tij”, shkruan Bajqinovci.

Bajqinovci shtoi se Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku Bajrami ka qenë ministre.

“Po ia rikujtoj koleges Bajrami që Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku ajo ka qenë ministre.

“Opozitë inatçore. Fondi sovrani do të bëhet”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme