Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është e dominuar nga kryeministri Albin Kurti.
“Sipas meje, nuk kemi presidente fare, nuk e kryen rolin e presidentes, madje nuk ka as pavarësi që do të duhej tri pushtete të jenë të pavarura. Ajo është e dominuar komplet nga Kurti, nën urdhërat e Kurtit”, ka thënë Tahiri, në “Debat Plus”.
Tahiri ka thënë se as presidentja Vjosa Osmani e as ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nuk kanë folur fillimisht asgjë pas pranimit të marrëveshjes nga Kurti në muajin shkurt.
“Nëse ia qel pak derën Kurti, ajo (presidentja) dy fjalë edhe atë me drojë. Kur e pranoi Kurti marrëveshjen e parë në shkurt, as presidentja e as ministrja e Jashtme nuk flisnin thuajse asgjë nuk ndodhi në Bruksel, derisa kaluan me ditë të tëra kur tha Kurti që u arrit marrëveshja”, është shprehur ajo.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot