Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar në Vlorë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se aty po punohet në disa fronte njëkohësisht, shkruan Arbresh.info.
“Vlorë – Në kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar, ku po punohet në disa fronte njëkohësisht, pista, e cila ka marrë formë, ngritja e terminalit prej 20 mijë metra katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale”, tha ai.
Tutje, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky projekt synohet të përfundohet vitin e ardhshëm, për t’i hapur rrugë testimeve dhe çertifikimit ndërkombëtar.
“Një punë voluminoze, e cila po ecën me ritme të larta duke synuar përfundimin në vitin e ardhshëm, për t’i hapur rrugë testimeve dhe çertifikimit ndërkombëtar”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën