Klube të ndryshme të Gjermanisë të interesuara për Florent Muslijën

16:45 | 27 Nëntor 2023
D.H

Florent Muslija është duke kaluar formën fantastike me skuadrën e tij gjermane Padeborn, në ligën e dytë të Gjermanisë.

Ai është bërë një nga lojtarët kyç te skuadra e Padebornit, këtë sezon, shkruan Arbresh.info.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës deri më tani ka realizuar në 15 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar katër gola.

Pas formës së jashtëzakonshme që po kalon drejtuesit e klubit të Padebornit, po insistojnë të rinovojnë kontratën e yllit kosovar, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Mirëpo një rinovim i tillë, nuk po pranohet nga mesfushori dardan i cili ka synim ngritjen e tij në karrierë.

Shumë klube janë të interesuar për 25 vjeçarin sipas gazetarit gjerman.

Muslija gjatë tërë karrierës ka luajtur në Gjermani, ku fillimisht e ka nisur te grupmoshat e SV Sasbach, për të kaluar pastaj tek ato të Karlsruhes e deri tek Hannoveri, klub nga i cili më pas u transferua tek Paderborni./arbresh.info/

 

Të ngjashme