Ministrat e Jashtëm të Shteteve anëtare të NATO-s do të diskutojnë mundësinë e përforcimit afatgjatë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në vend.
Në takimin që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor, shefat e diplomacive të shteteve të Aleancës do të trajtojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë në situatën në veri të Kosovës, sidomos në dritë të tensioneve në veri.
“Kohët e fundit kemi rritur praninë tonë në Kosovë duke shtuar një mijë trupa shtesë. Tani po vlerësojmë nëse kjo duhet të jetë një rritje më e qëndrueshme dhe nëse kemi nevojë për shtim të veçantë të aftësive ushtarake. Por tashmë kemi bërë hapa të rëndësishëm duke rritur praninë tonë. Ne, gjithashtu i bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ne gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ta çuar këtë dialog në drejtim më konstruktiv. Mesazhi im është se të dyja palët duhet të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse të cilat rrisin tensionet në rajon”, ka deklaruar shefi i Aleancës Jens Stoltenberg.
Ky takim po zhvillohet pak ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi rajonin dhe u takua me liderët e secilit shtet. Ai përsëriti premtimin se Aleanca do të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur stabilitetin në rajon.
Në takimin dyditor, ministrat e NATO-s gjithashtu do të trajtojnë veprimet destabilizuese të Rusisë, si në Ukrainë ashtu edhe më gjerë.
Sipas shefit të Aleancës veriatlantike, Moska mëton të destabilizojë kontinentin evropian duke shfrytëzuar dezinformatat, sulmet kibertnetike si dhe migrimin./rtk
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...