Google ADS

Lajçak takohet me ministren e Jashtme të Rumanisë, merr përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi

14:27 | 27 Nëntor 2023
E.H

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu.

Lajçak dhe Odobescu diskutuan rreth Ballkanit Perëndimorë dhe dialogun Kosovë-Serbi, të cilin ministrja rumune theksoi se e mbështetë plotësisht, shkruan Arbresh.info.

“Faleminderit@Odobes1Luminita për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale. Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme