Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Premier League që shënon 50 gola, duke thyer rekordin e mëparshëm të ish-legjendës angleze, Andrew Cole.
Haaland shënoi në minutën e 27-të në duelin mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit të shtunën duke e arritur këtë rekord në vetëm 48 ndeshje të luajtura.
Ky ishte goli i 18-të i Haalandit në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
23-vjeçari tani ka lënë prapa vetes shumë sulmues legjendar të Premier League si, Alan Shearer me 56 gola, Ruud van Nistelrooy 68 gola, Fernando Torres dhe Mohamed Salah me nga 72 gola.
Të gjithë këta mbesin mbrapa Haalandit kur flasim për më të shpejtin që ka shënuar 50 gola.
36 golat e shënuar sezonin e kaluar që ishte sezoni debutues për të në Angli, ishte rekord për një edicion të ligës.
Ai ka qenë një ndër lojtarët kryesor në fitimin e tripletës vitin e kaluar.
Haaland tani do të ndjekë rekordin e Shearer për shënimin e 100 golave. Legjenda e të gjitha kohërave e Premier League u desh të luajë 124 ndeshje për të shënuar kaq gola./Arbresh.info
50 prem goals, this one feels very, very special 💙 I’m so thankful to be surrounded by such incredible teammates and staff who inspire me to grow everyday. It’s a privilege to play for this club! 🫶🏻 pic.twitter.com/cYxCgnaJvW
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) November 25, 2023
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...