Në moshën 15-vjeçare e 260 ditë, Francesco Camarda u shndërrua në futbollistin më të ri që aktivizohet në elitën italiane, Serie A.
Datën 25 nëntor të vitit 2023, sulmuesi i Milan me siguri që do ta mbajë mend gjatë me trajnerin Stefano Pioli që i dha mundësinë të shkelte në fushën e San Siros në minutën e 83-të.
Lëndimet e shumta bën që trajneri i kuqezinjve t’i besojë djaloshit të talentuar.
Tashmë, pyetjet janë të shumta dhe të gjithë kërkojnë të dijnë nëse Camarda mund të bëhet pjesë edhe e listës së Champions League për ndeshjen delikate që kuqezinjtë luajnë ndaj Borussia Dortmund.
Përgjigja është jo, Camarda nuk mund të luajë në Europë teksa rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta.
Për të luajtur në Champions League një futbollist duhet të ketë mbushur minimalisht 16-vjeç dhe të ketë nënshkruar një kontratë profesioniste.
Ky nuk është rasti i Camardës i cili as ende nuk ka mbushur 16-vjeç dhe as që ka një kontratë profesioniste për momentin.
Nëse në Serie A u bë një përjashtim dhe Federata e lejoi Camardën të aktivizohej pas një kërkesë speciale të Milan, UEFA nuk toleron dhe anashkalon rregullat e saj. Ndaj, për debutimin në Europë me fanellën e Milan, Camardës i duhet të presë ende./ss5
Horoskopi sot, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Barcelona nuk e harron Nico Williamsin, ia premton edhe fane...
KQZ mban sot mbledhje, shqyrton dizajnin e fletëvotimeve
Njëvjetori i rënies heroike, Haradinaj bën homazhe tek varri...
Kush dhe çka e mbron Radoiçiqin në Serbi?
Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes...