Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar djemtë dhe vajzat në uniformë me rastin e “Ditës së Forcës”
Në këtë ditë të rëndësishme, ai shpreh respektin e tij të sinqertë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së, përcjell Arbresh.info.
“Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme.”, tha ai.
“Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.”, shtoi Jashari.
“Vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.”
“Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, përfundoi ai./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...