Gjilani befasohet në shtëpi nga Llapi

15:10 | 26 Nëntor 2023
E.H

Llapi ka arritur ta mposht Gjilanin në kuadër të ndeshjes së vetme të zhvilluar sot në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat 0:2.

Epërsinë për skuadrën e Podujevës ia dha Valmir Veliu.

Golin e sigurisë e shënoi Muhamet Hyseni në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në pozitën e dytë me 28-të pikë, derisa Gjilani mbetet në vendin e shtatë me vetëm 14 sosh.

Të dielën, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme për lojë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, shkruan lajmi.net

Të shtunën nuk u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera.

U shtynë duelet Fushë Kosova – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Liria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme