Google ADS

Fundoset në Egje anija tregtare – 14 persona në bord, gjendet një marinar

12:27 | 26 Nëntor 2023
E.H

Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës 4 milje detare larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor.

Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash u fundos.

Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare greke.

Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin. Ajo kishte ekuipazh prej 14 personash 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.

Një marinar është gjetur nga helikopteri, ndërsa po dërgohet në spital.

Anija ishte e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe lëshoi sinjal në orën 08:20 min sipas orës lokale.

Në momentin e lëshimit të sinjalit SOS, kapiteni njoftoi se anija kishte pësuar avari në motor dhe nuk kishte forcë të lundronte me motorët e saj. Në momentin e avarisë në zonë dallgët ishin 8 ballë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme