Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot ditëlindjen e saj, e cila mbush 33 vite.
Pikërisht në ditëlindjen e saj, Rita ka vendosur ta festoj në vendlindje bashkë me bashkëshortin Taik Waititi.
Ajo ka mbërritur mbrëmë në Kosovë dhe lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama përmes një postimi në Facebook, i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhje çiftit në Kosovë.
I pari i kryeqytetit ka publikuar edhe një video ku shihet teksa Rita Ora zbret nga avioni në aeroportin e Prishtinës.
Siç shihet nga pamjet, Rita shfaqet mjaftë e emocionuar teksa shkel në tokën e vendlindjes së saj.
Ajo prek me dorë tokën dhe shpreh falënderimin për pritjen./Arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?