Google ADS

Arrestohen tre person për grabitje në Mitrovicë

08:46 | 26 Nëntor 2023
E.H

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Grabitje’, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë- Shtator 2023-NN. Me 25.11.2023 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur -Grabitje (ndihmë në grabitje ). Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme