50 persona janë shpëtuar nga automjetet që mbetën të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murrizë të Shqipërisë.
Policia e Shtetit njofton se nëpërmjet automjeteve të posaçme nxorën pasagjerët nga zona e rrezikuar, për t’i transportuar drejt Klosit, Bulqizëa dhe Peshkopisë.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.
Drejtuesit e mjeteve po qëndrojnë në makina, pasi pritet që të fillojë lëvizja e automjeteve.
Polica e Shqipërisë bën thirrje shoferëve të shmangin qarkullimin në Rrugën e Arbrit, njëkohësisht të zbatojnë rregullat rrugore./Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...