Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

20:45 | 25 Nëntor 2023
E.H

Tri fluturime të planifikuara të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë si pasojë e kushteve atmosferike.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Gara theksoi se tre fluturimet janë divertuar për në Tiranë.

“Ju informojmë se 3 fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë divertuar në Tiranë”, ka thënë Gara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme