Dibrani pret në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

13:55 | 25 Nëntor 2023
K.B

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim është diskutuar rreth çështjeve, të cilat lidhen me bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve në fushën e korrektimit dhe riintegrimit të të burgosurve.

Në njoftimin për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, bëhet e ditur se ata vlerësuan përparimet e deritanishme dhe diskutuan rreth sfidave të mundshme që mund të përballen në të ardhmen.

“Drejtori Dibrani dhe Shefi Barbano shprehën gatishmërinë për të përmirësuar dhe avancuar edhe më shumë sistemin korrektues, e po ashtu u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative, të cilat cenojnë rendin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme