Ani se të gjithë po ankohen se po kalojnë në kohë krizash, këngëtarët e estradës shqiptare po kthehen në ‘milionerë’ brenda natës.
Për vetëm pak minuta përformancë, ata po paguhen me shuma marramendëse të parave, sidomos gjatë sezonës verore. Por a i përgjigjen detyrimit ndaj shtetit për pagesën e tatimit?
Vetëm brenda dhjetë muajve të këtij viti, estrada kosovare mbushi “kuletën e shtetit” me mbi 2 milionë euro.
Kështu të paktën thonë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Për portalin Arbresh.info zyrtarë të ATK-së, kanë bërë të ditur se ka ngritje të vetë-deklarimit të këngëtarëve për pagimin e tatimit.
Monitorimi i këngëtarëve nga ATK është strikt dhe gjatë periudhës janar-tetor 2022, numri i tatimpaguesve, apo këngëtareve dhe të ngjashme ka qenë 545, ndërsa për vitin 2023 janë 660 deklarues.
“Vetëm për periudhën janar-tetor të këtij viti kemi 2, 059,104 euro pagesa të tatimeve nga këngëtaret. Ky është një rezultat që tregon që ne jemi duke punuar në shumë drejtime sikurse në ngritjen të vetëdijes për vetë-deklarim dhe pagesë të tatimeve nga ana e bizneseve po të njëjtën kohë edhe me masat aty ku nuk i’u binden ligjit”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.
Sipas ATK-së, rritja e vet-deklarimit të artistëve për tatim-pagimin është bërë fal projektit të administratës për përmbushje tatimore.
Tutje, nga ATK-ja bëjnë të ditur se vetëm gjatë vitit 2022 është rritur qarkullimi i deklaruar në mbi 20 milionë euro nga 10 milion sa ishte në vitin 2021.
“Monitorimi strikt i aktivitetit të këngëtarëve, i cili po bëhet edhe për mes projektit për përmbushje tatimore, ka arritur efekt në ngritje të vetë-deklarimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, ku gjatë viti 2022 është rritur qarkullimi i deklaruara nga rreth 10 milionë euro që ishte në vitin paraprak në vitin 2021, në mbi 20 milionë euro, apo edhe rritje të tatimeve të paguara nga rreth 800 mijë që ishin vitin 2021 në rreth 2 milionë euro në vitin 2022 vetëm nga këngëtarët”, thonë nga ATK.
Ndryshe, shuma më e madhe që ka përfituar një këngëtar nga një koncert është 25 mijë euro.
Ndërkohë për ikje nga tatimi, me drejtësinë po përballet që nga viti 2022 këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu.
Këngëtari i hiteve të mëdha, po ngarkohet nga prokuroria se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...