Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, njoftuan zyrtarët të shtunën.
Transmetuesi lokal, Geo News, raportoi se zjarri u ndez të shtunën herët në mëngjes në qendrën tregtare shumëkatëshe, RJ, në qytetin më të dendur të Pakistanit.
Ekipet e zjarrfikësve i kanë shpëtuan rreth 50 njerëz, por ka ende njerëz të ngecur brenda ndërtesës, sipas televizionit.
Kryetari i Karaçit, Murtaza Wabab Siddiqui, konfirmoi në rrjetet sociale se së paku nëntë trupa të pajetë janë dërguar në spitalet lokale pas zjarrit.
“Kërkimet vazhdojnë”, shtoi ai.
Shkaktari i zjarrit nuk është bërë i ditur menjëherë.
Geo raportoi se disa njerëz të lënduar nga zjarri janë duke i shëruar në spital./rel
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...