Google ADS

Sot inaugurohet busti i heroit Hasan Prishtina, marrin pjesë Kurti e Begaj

07:31 | 25 Nëntor 2023
K.B

Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon sot inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrin pjesë në inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë.

Në këtë inaugurim do të marr pjesë gjithashtu edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ngjarja do të zhvillohet nga ora 12:00, te Rr. “Hasan Prishtina”, lagja Priam Village./Arbresh.info/

Të ngjashme