Sot janë bërë dy muaj nga sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku. Në këtë sulm, sipas autoriteteve kosovare të sigurisë, është vërtetuar se përfshirja direkte e Serbisë është faktike.
Periudha 60 ditore që kur ndodhi ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti është më se e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, në mënyrë që të mos përsëriten sulmet sikurse ai i 24 shtatorit.
“Për të mos ndodhur kjo, është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-së, në njërën anën dhe sanksionet ndaj Serbisë në anën tjetër. Masat nuk i duam që të ketë ndëshkim, por parasëgjithash të mos ketë përsëritje…”, ka deklaruar Kurti.
Duke folur për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se në draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka çështje që krijojnë dykuptimësi, Kurti tha se draftin mund ta bëjnë publik emisarët, pasi siç tha ai, është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun.
Porse shtoi ai, se Serbia në vazhdimësi shkel marrëveshjet dhe nuk është e interesuar për normalizim.
“Me datën 26 tetor duke refuzuar nënshkrimin, ajo (Serbia) ka dëshmuar që nuk e ka fare Asociacionin për serbët, por e ka Asociacion kundër Kosovës. Po të ishte e interesuar për serbët e Kosovës, Serbia do të votonte për përparimin e Kosovë drejt anëtarësimit në KiE, sepse qytetarët serbë të Republikës sonë do të përfitonin shumë nga ky anëtarësim…”, ka deklaruar Kurti.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?