I akuzuari për krime lufte Zlatan Arsiq thotë se ishte pjesëtar i Policisë se Kosovës dhe kishte miqësi me shqiptarë, ndërsa për punën që ka bërë në polici thotë se është dekoruar nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Asnjëherë nuk kam pas problem me asnjë shqiptarë e leje me një vepër e tillë të më vihet në barrë. Shume herë kam qenë i dekoruar gjatë shërbimit dhe kam marr medalje nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, medalje të trimërisë”, tha Arsiq në paraqitjen e fjalës hyrëse.
Paraprakisht kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selmiaj konstatoi ndryshimin e trupit gjykues me ç’rast sërish u lexua aktakuza nga prokurori special Atdhe Demaj, ku i akuzuari tha se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.
Më pas seanca vijoi me fjalën hyrëse ku prokurori Demaj të njëjtën e dorëzoi me shkrim, shtuar se ky rast është me rendësi pasi që kemi të bëjmë me krime lufte dhe e aktakuza është e bazuar në fakte dhe prova që gjatë procesit gjyqësorë do të administrohen.
Demaj në fund të fjalës hyrës ju drejtua trupit gjykues me fjalët se si gjykatësit janë garancia e forcës dhe zë i fuqishëm i popullit, duke kërkuar nga ta që Arsiq të dënohet sipas ligjit dhe në të ardhmen veprimet si të Arsiq të mos përsëriten.
Fjalën hyrëse e dha edhe mbrojtësi i Arsiq avokati, Vaselije Asiq i cili tha se gjatë procesit gjyqësore do të vërtetohet se Asiq nuk është i përfshirë në ngjarjen që prokuroria pretendon se ka ndodhur.
Për këtë avokati Asiq tha se gjykatës do t’i paraqesin alibi se si Asiq në kohë kur pretendohet se ka kryer krim nuk ka qenë në Kosovë por ka qenë në shërbimi ushtarak të Serbisë.
Kurse mbrojtësi tjetër i Arsiq, avokati Millosh Delevic i kërkoi gjykatës që Asiq të lirohet nga masa e paraburgimit duke ofruar si dorëzani shumën prej 30 mijë eurosh dhe duke garantuar se i njëjti nuk do t’i ik procesi gjyqësorë.
Gjithashtu avokati Delevci tha se edhe familja e të akuzuarit janë duke e përjetuar rëndë qëndrimin në paraburgim të Aksiq.
Mirëpo trupi gjykues refuzoi një kërkesë të tillë me arsyetimin se ende nuk kanë pushuar kushtet ligjore për pushimin e masës së paraburgimit ndaj Aksiq.
Procesi gjyqësorë ndaj Aksiq pritet të vijoi me dëgjimin e dëshmitareve të propozuar si në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)
Zlatan Arsiq po akuzohet nga PSRK-ja për veprën penale Krime Lufte kundër Krime Lufte Kundër Popullatës Civile për periudhën shkurt-mars të vitit 1999, ku në bashkëkryerje kishin djegur, kërcënuar dhe goditur me shuplakë të dëmtuarin./betimipërdrejtësi
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...