Gjatë gërmimeve-kërkimeve në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt raportohet se janë hasur disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit.
Policia e Kosovës shton se me datë 09 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu që me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë.
“Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, thuhet në kumtesën për media të policisë.
Tutje bëhet e ditur se hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera.
Me këtë rast, ftohen edhe një herë gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për ndonjë varr individual apo varreza, të ofrojë të dhëna tek institucionet përkatëse.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...