Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka ironizuar me propozimet e shumta që janë raportuar për përzgjedhësin e ri të Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një përzgjedhësi të ri të Përfaqësueses së Kosovës, pas largimit të Primoz Glihas.
Në mediat janë raportuar shumë emra të huaj të cilët, sipas tyre, kanë shprehur dëshirën të marrin “timonin” e “Dardanëve”.
Munishi ka ironizuar me një postim në Facebook, duke shkruar se dëshirë për të drejtuar Kosovën ka shprehur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
“Nxehet gara për selektorë. Ancelotti shpreh dëshirën e tij të madhe për stolin tonë” – ka shkruar Munishi në rrjetin social.
Primoz Gliha u emërua trajner i përkohshëm i Kosovës, pas shkarkimit të Alain Giresses.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024, por që tani synon një përzgjedhës të ri për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm./lajminet
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?