Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë dhe kanë plagosur 11 të tjerë, sipas Associated Press. Palestinezët po shkonin drejt zonës kryesore luftarake në veri të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtria izraelite për të qëndruar në vend gjatë armëpushimit të përkohshëm.
Një gazetar i AP pa dy trupat dhe të plagosurit teksa mbërritën në një spital në qytetin Deir al Balah në gjysmën jugore të Gazës. I plagosuri ishte qëlluar në këmbë.
Sulmi erdhi disa orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi palestinezët e zhvendosur të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të vendit gjatë armëpushimit katërditor.
Që nga fillimi i armëpushimit të përkohshëm mëngjesin e sotëm, qindra palestinezë u panë duke u përpjekur të shkonin në veri të Gazës./abcnews.al
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...