Kryeministri Albin Kuri, për vendimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, për ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se për këto zhvillime negative institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara për të pasur çfarë do ndikimi.
“Është zhvillim negativ sepse e pësojnë familjet dhe më të dashurit e atyre që po mbahen mbi tri vite në burgun e Hagës, duke theksuar se dje e ka kuptuar nga deputetja Shqipe Selimi”, Kurti.
Ai tha se ketë zhvillim negativ e ka diskutuar bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe se po mendojnë se si mund të ndihmojnë.
Kurti: Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit
Kurti deklaroi se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosën sanksione Serbisë.
Ai tha se nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër.
“Është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit ku u vra rreshteri i policisë, heroi i Kosovës Afrim Bunjaku, është kohë më së e mjaftueshme qe të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt të agresionit të Serbisë ndaj vendit tonë që cenoi sovranitetin shtetërorë, integritetin territorial dhe sigurinë tonë kombëtare. Nga pikëpamja jonë edhe sovraniteti edhe siguria, edhe sundimi i ligjit janë çështje që paraqesin edhe vlera edhe interes dhe ne nuk bëjmë kompromis me to. Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër”, tha Kurti.
Ndërsa shtoi se më mes të dhjetorit bëhen 8 vjet prej Serbia nuk ka bërë përparim nën kapitullin 35 që dëshmon dëshirën për normalizim, “ndërkaq me datën 26 tetor duke refuzuar nënshkrimin ajo ka dëshmuar që nuk e ka fare Asociacionin për serbët por e ka Asociacion kundër Kosovës”, tha Kurti./rtk
LEXO EDHE
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...