Google ADS

Sot zhvillohet një ndeshje në Superligën e Kosovës

08:52 | 24 Nëntor 2023
K.B

Java e 15-të në Superligën e Kosovës nis sot me takimin Malisheva-Ballkani.

Takimi do të zhvillohet në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.

Kampioni i Kosovës nga 12 ndeshjet që ka zhvilluar nuk ka pësuar akoma humbje, duke fituar në 10 përballje dhe duke barazuar në dy të tjera.

Ndërkohë, Malisheva është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe do të synojë që t’ia prish këtë seri suharekasve.

Ndryshe, të shtunën Fushë Kosova do të ballafaqohet me Dukagjinin, teksa Feronikeli 74 me Lirinë.

Të dielën zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiroje, ku Gjilani përballet me Llapin, ndërsa Prishtina me Dritën. /Klankosova.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme