Ngjarjet e ditës së sotme

06:58 | 24 Nëntor 2023
K.B

 

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:

08:30

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024. E ftuar është ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla. (Kuvendi i Kosovës, C203)

09:00

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) shënon 24-vjetorin e themelimit dhe mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektuese. Marri pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

09:30
Mbahet Konferenca për Dialogun Publiko-Privat. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme bën lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore. (Kuvendi i Kosovës, N506)

12:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës)

14:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Doganor dhe të Akcizave. (Kuvendi i Kosovës, N506)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme