Është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 115 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.
Profesori, studiuesi dhe shkrimtari Agim Vinca ka theksuar se shkrimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në shkronjat latine është dëshmi e orientimit përëndimor të shqiptarëve.
Ai në emisionin ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, theksoi se popujt e tjerë të Ballkanit nuk kanë përdorur alfabet me shkronja latine, por janë bazuar në cirilikë etj.
Në lidhje me Ditën e Alfabetit, Vinca tha se Edi Rama mund të shpallë këtë ditë si një Ditë Feste, Megjithatë, ai tha se Rama mund ta bënte këtë vite më parë.
Profesori Vinca gjithashtu tha se në Manastir ka ndodhur një spastrim etnik.
Ndryshe Kongresi i Manastirit u zhvillua në mes të 14-22 nëntorit 1908. Aty morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata.
Në këtë kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?