Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel nuk sheh asnjë arsye se përse Thomas Muller të tërhiqet nga futbolli.
Tekniku i bavarezëve theksoi së fundmi se 34-vjeçari mund të vijojë të luajë në nivele maksimale dhe ndaj është i mirëpritur për të qëndruar pjesë e rekordmenëve gjermanë edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ne e duam Muller në skuadër. Është e qartë edhe nga ana e vetë lojtarit, ai kërkon të luaj ende futboll. Pastaj nuk e kuptoj se cila është arsyeja që ai të mos vazhdojë në këto nivele të larta që është paraqitur aktualisht?
Jam i bindur se mund ta bëjë këtë edhe për sezonin tjetër. Unë e shoh atë të stërvitet dhe të ndjehet shumë mirë. Muller është një ikonë e këtij klubi dhe ka respektin tonë maksimal”, u shpreh Tuchel./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...