Arrihet dakordësi që menaxhimi i mbeturinave t’u takojë komunave

19:41 | 23 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas një takimi që patën kryetarët e komunave me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, tha se pati dakordësi që menaxhimi i mbeturinave t’u takojë komunave.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë takim kanë diskutuar për Strategjinë për menaxhimin e integruar të mbeturinave, shkruan Arbresh.info.

“Shprehëm domosdoshmërinë e Decentralizimit të Shërbimit të Shpërndarjes së Mbeturinave. Në këtë takim u reflektua dakordësia e institucioneve e organizatave që komunat të vetmenaxhojnë mbeturinat”, ka thënë Rama.

Ai tha se janë të lumtur që si kryeqytet të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie, e cila, sipas tij, do të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave./Arbresh.info/

 

Të ngjashme