Nagavci: Samiti i Diasporës Shqiptare është platforma që bashkon shqiptarët kudo që janë

17:31 | 23 Nëntor 2023
E.G

Misnistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se ky Samit është platforma e cila bashkon shqiptarët kudo që janë, qoftë nga fusha e shkencës, me arritje botërore, nga kultura, politika apo edhe sporti, shrkuan Arbresh.info.

Nagavci u shpreh se si ministri i kushtojnë vëmendje të veçantë çështjeve të diasporës.

“Daspora jonë është guri më i shenjtë në gjerdanin e shtetformimit tonë, prandaj si Ministri e Arsimit i kushtojmë vëmendje të veçantë çështjeve të diasporës, e cila për dekada me radhë jep kontribut qenësor për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit tonë.”, shkroi ajo.

Tutje, ajo u shpreh që Qeveria e Kosovës ka ndërrmarrë një sërë politikash për avancimin në shkencë e inovacion dhe përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë, ku përfshihen edhe nismat e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë.

“Shembull i shkëlqyer i këtij bashkëpunimi dypalësh së fundmi është bashkëfinancimi i projekteve shkencore të përbashkëta, abetarja unike, tekstet për mërgatën.”, shtoi Nagavci.

Ministrja Nagavci tha se MASHTI në vazhdimësi ofron mbështetje të veçantë për mësuesit/et e gjuhës shqipe në diasporën dhe mërgatën.

“MASHTI në vazhdimësi ofron mbështetje të veçantë për mësuesit/et e gjuhës shqipe në diasporën dhe mërgatën tonë, duke ditur vlerat e çmuara dhe punën e madhe që bëjnë duke i ushqyer fëmijët shqiptarë me dije dhe dashuri për prejardhjen e tyre.”, tha ajo.

Ajo përmendi lansimin e sistemin KRIS, platformë për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore dhe hulumtuesve vendorë dhe atyre të diasporës.

“Ky sistem siguron informacion të standardizuar kërkimor dhe njëkohësisht, paraqet një hap kritik përpara në lehtësimin e përsosmërisë dhe inovacionit në kërkimin shkencor në Kosovë.”, njoftoi Nagavci.

Po ashtu, ajo përmendi edhe jetësimin e Rrjetit Koosvar për Hulumtim dhe Edukim – KREN, instrument thelbësor i ofrimit të qasjes së përmirësuar në internet për studentët, studiuesit dhe stafin akademik në Kosovë dhe jashtë saj.

Gjithashtu përmendi edhe organizimin e përvjetshëm të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe nga Universiteti i Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës çdo vit organizon Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe, i cili mbledh dijetarë, hulumtues dhe albanologë të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Evropa mbarë.”, u shpreh ministrja Nagavci.

“Ngjarje të tilla dëshmojnë se përkushtimin tonë në avancimin e vlerave akademike e shoqërore, e sidomos përmes bashkëpunimit me bazë të gjerë.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme