Shesheli sërish para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë

16:00 | 23 Nëntor 2023
E.G

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel do të jetë i detyruar të paraqitet sërish para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Sipas medieve serbe, ndaj Sheshelit dhe katër bashkëpartiakëve të tij është ngritur aktakuzë e re.

“Është e vërtetë se është ngritur aktakuza. Bëhet fjalë për akuzë të re për mosrespektim të gjykatës”, tha djali i tij, Aleksandar Sheshel.

Vojislav Sheshel njihet si ultrancionalist që ka luajtur rol kryesor në masakrat e kryera në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1990, kohë kur mbante dhe postin e zëvendëskryeministrit në Serbi. Në vitin 2003 filloi procesi gjyqësor ndaj tij, me çrast u dënua me 10 vjet burg, por më pas u la i lirë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore./rtk

Të ngjashme