Kreu i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se Evropa nuk do të gjejë paqe deri në anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke folur në samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, Ahmeti theksoi se Evropa nuk mund të ketë as stabilitetin pa pranuar në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ngrejë zërin në këtë drejtim, ndërsa i bëri të ditur mbështetjen e aktorëve politikë në hapësirën mbarëshqiptare.
“Evropa nuk mund të jetë e jetë pa Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri pa Ballkanin Perëndimor. Fundi i fundit, djepi i Evropës është Mesdheu. Prandaj ne vendin e kemi aty por me përkushtim duhet punuar dhe asgjë e parealizueshme nuk mund të jetë. I dashur Edi Rama unë mendoj që jemi një hap para anëtarësimit dhe duhet ta ngresh zërin ashtu siç e ke ngritur deri tani. Ne të tjerëve nuk na ke pas por na ke në krah”, u shpreh Ali Ahmeti./rtsh/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...