Google ADS

Arifi: Shqipëria dhe Kosova të investojnë më shumë kohë për Luginën e Preshevës, jo vetëm qëndrime pro

11:29 | 23 Nëntor 2023
L G

Kryetari i Komunë së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë mbështetje.

Në fjalën e tij në Samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Arifi tha se duhet që të dy vendet të investojnë më shumë kohë dhe jo vetëm qëndrime pro për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, shqiptarët në Preshevë po përballen me diskriminim, teksa theksoi se ka kërkuar një strategji të thellë kombëtare në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Presheva kalon një situatë të pabesueshme, një situatë në të cilën çdo qytetar çdo ditë, siç e ceki edhe Presidentja Osmani, mbytet ngadalë nëpërmjet një procesi spastrimi etnik burokratik. Nuk e kemi një front të hapur me Serbinë, ne kemi një front të padukshëm i cili në mënyrë të përditshme nga Serbia përdoret për të diskriminuar dhe për të dhënë mesazhin që qytetarët e Luginës së Preshevës janë qytetarë të dorës së dytë, të tretë e të katërt. Duhet të jemi të unifikuar dhe kam kërkuar një strategji kombëtare të thellë e cila përfshinë shqiptarët në Malin e ZI, Luginë e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, Tiranë dhe Prishtinë.

Nëse ne shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë nuk e kuptojmë se pa investuar, ruajtur skajet e trojeve tona, është e rrezikuar edhe Tirana edhe Prishtina. Çdo ditë që humbim pa aktivitet në Luginë e Preshevës është humbje për një qytetar shqiptar autokton në atë trevë. Kërkoj të investoni më shumë kohë, përveç qëndrimeve pro neve, më shumë kohë për neve dhe unifikim”, u shpreh ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme